33 vjet nga Kushtetuta e 2 Korrikut, çka tha Rugova menjëherë pas miratimit të deklaratës

33 vjet nga Kushtetuta e 2 Korrikut, çka tha Rugova menjëherë pas miratimit të deklaratës

Sot bëhen 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, ku në këtë ditë historike, Kosova ishte shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënonte hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, ku u shënua edhe pikënisja për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

E për herë të parë pas këtij akti, presidenti historik Ibrahim Rugova kishte dhënë një deklaratë para gazetarëve.

Related Articles