Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin, ku thekson se dinari nuk është i ndalur në Republikën e Kosovës por që mënyrat e pagesës duhet të kryhen në euro.
“Nëse është aktive edhe mund të gjenden zgjedhje, por, që është për të ardhur keq se ajo e bëri zgjedhjen dhe zgjidhjen më të keqe, sërish insiston tek cash-i. Ne po i themi Bankës Qendrore të Kosovës, guvernatorit Ahmet Ismajli, le t’i përgjigjet homologia nga Beogradi, dy banka qendrore siç e quajnë ata banka popullore, do të mund të komunikonim dhe gjithçka të kryhet mirë, nëse kjo nuk kryhet në mënyrë direkte nuk ka problem të bëjmë me ndonjë ndërmjetësim, për shembull Banka Qendrore e Gjermanisë. Ne kemi dhënë opsione dhe si shtet u qëndrojmë mbrapa. BQK është lart dhe përpara”, u shpreh Kurti në RTK Prime, përcjellë Gazeta Enigma.
“Bislimi në Bruksel në takimin trepalësh ka diskutuar për normalizimin e marrdhënieve, ne nuk po e ndalojmë dinarin në Kosovë, por, që euro është e vetmja mënyrë pagese këmbimi-shkëmbimi, dhe ky vendim nuk është kurrfar mase ndëshkuese kundër serbëve të Kosovës. Qeveria e Kosovës është në mbështetje të çfardo problemi faktik, konkret, real që mund të shfaqet”, vazhdoi kryeministri Kurti.
Video: