35 të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë, disa me lëndime serioze

35 të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë, disa me lëndime serioze

35 raste të lëndimit nga mjetet piroteknike janë shënuar mbrëmë, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka njoftuar Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, i cili ka konsideruar se gjendja është alarmante.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve janë me lëndime serioze, të cilat mund të shkaktojnë pasoja afatgjata dhe madje invaliditet të përjetshëm.

Ai ka theksuar se në mesin e të lënduarve ka edhe raste me dëmtime të rënda të syrit. Një nga pacientët është transferuar në repartin e Oftalmologjisë, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Mund të konsideroj që gjendja është alarmante. Prej orës 22:40 numri ka arritur nga lëndimet me mjete piroteknike 35. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me lëndime serioze, me lëndime që mund të lënë edhe invaliditet të përjetshëm. Kemi edhe me lëndime të syrit, është një që është transferuar në repartin e Oftamologjisë dhe atje i është nënshtruar operacionit. Kjo është një gjendje e cila është shumë e rëndë. Mosha e të lënduarve është e ndryshme, kryesisht dominojnë mosha fëmijërore, por ka edhe mosha më të vjetra, por kryesisht janë mosha të reja dhe më të vegjël. Ka 10 vjeç, 12 vjeçar, 15 vjet, 17 vjeçar, por edhe mosha më të vjetra”, ka thënë ai.

Related Articles