37 të vdekur nga koronavirus në Serbi në 24 orët e fundit

37 të vdekur nga koronavirus në Serbi në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 802 raste të reja me koronavirus dhe 37 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, në 24 orët e fundit janë testuar 8168 mostra mbi dyshimet për koronavirus, njofton Klankosova.tv.

Siç shkruan kosovo-online, në spitalet serbe janë 2488 pacientë, nga të cilët 125 janë të lidhur me respiratorë.

Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Serbi, janë testuar gjithsej 7,064,541 persona, ndërsa koronavirusi është regjistruar me 1,282,461. / Gazeta Enigma.

Related Articles