Një 37-vjeçar nga Kosova, dyshohet se ka sulmuar dhe plagosur me thikë gruan e tij mbrëmjën e së shtunës në Pongau të Austrisë.
Me të kryer aktin ishte larguar nga banesa ku ai dhe bashkëshortja e tij po jetonin.
Sipas policisë austriake, ky i fundit ka telefonuar në numrin e urgjencës dhe ka treguar për rastin e ndodhur, bën të ditur “Krone Zeitung”, përcjellë Gazeta Enigma.
Me të arritur policia dhe emergjenca në vendin e ngjarjes, gruaja ishte dërguar në Klinikën Schwarzach për të marrë trajtimet mjeksore.
Disa orë më vonë, me tu kthyer në banesën e tij, i dyshuari u kap nga policia austriake.
Prokuroria publike ka urdhëruar që shtetasi kosovar të transferohet në burgun e Salzburgut./Gazeta Enigma
37 vjeçi nga Kosova plagos me thikë gruan e tij në Austri
