Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.
Këtë e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Ai ka shtuar se Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot rreth orës 08:50 në rrugën “Bill Klinton”.
Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, të të dyshuarit janë arrestuar.