39-vjeçari në Prishtinë përfundon në ndalim policor, Policia i gjeti armë ilegale në shtëpi

39-vjeçari në Prishtinë përfundon në ndalim policor, Policia i gjeti armë ilegale në shtëpi

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer sot bastisje në shtëpinë e një personi të dyshuar për posedim të armëve pa leje në Prishtinë

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale dhe më pas është arrestuar një 39-vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Related Articles