4 ditë luftë në Ukrainë – 352 civilë të vrarë, mbi 4 mijë ushtarë rusë, mbi 400 mijë refugjatë të dëbuar, padia e Ukrainës ndaj Rusisë në GJDN, kërcënimi i Putinit me shpërthim bërthamor

4 ditë luftë në Ukrainë – 352 civilë të vrarë, mbi 4 mijë ushtarë rusë, mbi 400 mijë refugjatë të dëbuar, padia e Ukrainës ndaj Rusisë në GJDN, kërcënimi i Putinit me shpërthim bërthamor

352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Gazeta Enigma.

Gjithashtu janë plagosur 1 mijë e 684 njerëz, përfshirë 116 fëmijë.

Në anën tjetër, janë vrarë 4 mijë e 300 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 mjete luftarake të blinduara, 49 topa, një sistem të mbrojtjes ajrore, 4 sisteme të lëshimit të raketave Grad, 30 automjete, 60 cisterna, dy dronë dhe dy varka.

Sipas të dhënave nga UNHCR-ja deri të dielën e 27 shkurtit, mbi 380 mijë ukrainas janë larguar nga shteti i tyre, e nëse situata përkeqësohet edhe më shumë, Organizata e Kombeve të Bashkuara alarmon se numri i të ikurve mund të rritet shpejt në 4 milionë.

Putin urdhëron forcat e ‘Parandalimit Bërthamor’, të jenë gati për detyrat luftarake

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar Ushtrisë së tij, që të vendosi forcat e “Parandalimit Bërthamor” në gatishmëri të lartë.

Kjo si përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO-s.

Ky urdhër është njoftuar nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

Sipas saj, Putin ka diskutuar me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s lejojnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj, ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse të transferojnë forcat e ‘Parandalimit’e në atë të detyrës luftarake”, tha Putin në deklaratën.

Nuk dihet ende se çfarë përfshin “mënyra e veçantë e detyrës luftarake”.

Putin ka paralajmëruar shtetet e huaja, që të mos ndërhyjnë në pushtimin e tij të Ukrainës, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”.

Klitschko: Kievi nuk është i rrethuar nga forcat ruse

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se “raportimi i tij”, që qyteti është i rrethuar nga forcat ruse, është “fake news” dhe dezinformim.

Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha se “botimet ruse të internetit përhapin informacion se Kievi dyshohet se është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur”.

“Mos i besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, tha ai.

Më herët u tha se kryebashkiaku kishte deklaruar se procesi i evakuimit nuk mund të bëhej, pasi rrugët janë të bllokuara dhe se janë të rrethuar.

Sulmet ajrore janë dëgjuar në qytet ndërsa banorët përballen me një natë tjetër nën kërcënimin e tyre.

Zyrtarët thonë se raketat balistike ruse janë lëshuar nga vende në Bjellorusi fqinje.

Për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë, u dëgjuan paralajmërime për sulm ajror në qytetin lindor të Dnipro.

Ndërkohë, pas katër ditësh nënvlerësimi të humbjeve të saj, Rusia tani ka pranuar se ushtarët rusë janë vrarë në luftime, por ajo refuzoi të japë ndonjë numër.

Një zyrtar do të thoshte vetëm se shifra ishte më e ulët se ajo e – siç tha ai – nacionalistëve të shfarosur.

Ukraina i drejtohet GJND-së, e padit Rusinë për gjenocid

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të dielën se shteti të cilin ai e udhëheq e ka paraqitur kërkesën e saj në GJND, ku ka paditur shtetin rus për gjenocid, raporton Gazeta “Enigma”.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Tëitter.

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukraninës

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin, thotë se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes, me orën lokale.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.

“Aleksandër Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, shtoi zyra.

Zelensky: Nuk besoj te rezultati i negociatave, por le ta provojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nuk i beson rezultatit të negociatave me palën ruse.

Por kjo për të nuk do të thotë se do të ndalet përpjekja për ta zgjidhur këtë konflikt.

Ai është shprehur se do të përdorë çdo mundësi për të siguruar paqen, përpara bisedimeve të planifikuara midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas afër kufirit me Bjellorusinë.

OBSh: Shumica e spitaleve në Ukrainë brenda 24 orëve mund të mbesin pa oksigjen

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për furnizimet me oksigjen medicinal në Ukrainë, duke paralajmëruar se shumicës së spitaleve mund t’u mbarojë oksigjeni brenda 24 orëve.

Drejtori i përgjithshëm, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, bënë thirrje për një kalim të sigurt për furnizimet, përmes një korridori logjistik nga Polonia.

“Kamionët nuk janë në gjendje të transportojnë furnizime me oksigjen nga fabrikat në spitalet në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Shumica e spitaleve mund të shterojnë rezervat e tyre të oksigjenit brenda 24 orëve të ardhshme. Disa tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë”, ka thënë OBSh-ja.

/ Gazeta Enigma/

Related Articles