Edhe katër raste të reja me COVID-19, janë regjistruar sot në Kosovë nga testimi i 70 personave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të shtunën, se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 22.
Të vaksinuar në 24 orët e fundit me vaksinën kundër koronavirusit janë 13 persona.