4 të vdekur pas shembjes së një bujtine në Kinë

4 të vdekur pas shembjes së një bujtine në Kinë

Të paktën katër persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një bujtine punëtorësh në krahinën jugore kineze, Zhiangxi.



Mediet shtetërore raportuan se një pjesë e ndërtesës gjashtëkatëshe është rrënuar në orët e vona të së hënës, sipas kohës lokale.

Ekipet e shpëtimit kanë përfunduar kërkimet për viktima të martën në mëngjes dhe kanë nisur pastrimin e vendit të ngjarjes.

Ndërtesa strehonte punëtorët e një fabrike lokale farmaceutike. Kina është përballur me raste të shpeshta të shembjes së ndërtesave. Për këtë arsye, vendi është zotuar që të përmirësojë cilësinë në ndërtim dhe në siguri, porse aksidentet e kësaj natyre ende ndodhin, pasi që kompanitë ndërtimore i anashkalojnë procedurat e sigurisë për të kursyer në shpenzime. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles