Ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, i janë caktuar nga Gjykata e Tiranës, 40 ditë masë burgimi.
Ai u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës nën akuzat për intimidim të dëshmitarëve nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.
Lidhur me akuzat e ngritura që ngarkojnë ish-ushtarin e UÇK-së, kanë kërkuar informacione shtesë edhe Prokuroria në Kosovë.
Derisa vet i dyshuari pretendon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.