40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 31 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223 mijë e 451.

Në vend vazhdojnë të mbesin edhe 650 raste aktive, teksa që nga dje janë dhënë 351 doza të vaksinës.

Deri më tani në Kosovë janë dhënë 1 milion e 820 mijë e 360 doza të vaksinës, ku me dozën e dytë janë vaksinuar 819 mijë e 597 qytetarë ndërsa dozën përforcuese e kanë marrë 99 mijë e 470 njerëz./Gazeta Enigma/

Related Articles