42 vjeçari nga Ferizaji i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij

42 vjeçari nga Ferizaji i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në familjen Kamenica nga fshati Mirash i Ferizajt, ku një 42-vjeçar vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e tij, teksa tashmë kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtynë t’i jap fund jetës.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën 42-vjeçari.

Related Articles