Prishtina vazhdon të jetë qyteti ku ka më së shumti raste aktive me gjithsej 94 me COVID-19.
Kurse, në gjithë Kosovën janë 440 raste aktive, duke mos llogaritur komunat që drejtohen nga komuniteti serb, të cilat nuk raportojnë gjendjen me coronavirus.
Komuna e dytë me raste aktive me COVID-19 është Ferizaj me 45 raste dhe Prizreni me 28 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas të dhënave të fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.
Deri dje 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /kp/