Barazojnë Llapi dhe Drita, ndeshja me plot raste nga të dy skuadrat

Barazojnë Llapi dhe Drita, ndeshja me plot raste nga të dy skuadrat

Ndeshja e fundit e javës së tretë e Superligës së Kosovës mes Llapit dhe Dritës përfundoi me rezultat 1-1, pas një takimi të tensionuar dhe plot raste për të dyja skuadrat.

Pjesa e parë u karakterizua nga disa depërtime të rrezikshme, por portierët treguan formë të lartë, ndërsa raste të pastra u humbën nga Arianit Hasani, Alex Gnapi dhe Veton Tusha.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me një ritëm të moderuar dhe disa aksione të pasura nga të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Kushtrim Shabani hapi rezultatin për Llapi në minutën e 60-të pas një harkimi dhe situate konfuzë në zonë.

Gjatë ndeshjes, në minutën e 68-të, një gol i Muhamed Useinit u anulua, ndërsa Muhamet Hyseni u aktivizua në minutën e 73-të pas kthimit nga huazimi te Horsens.

Drita reagoi vetëm në minutën e 80-të barazoi rezultatin me golin e Kristal Abazaj, pas asistimit të shquar të Veton Tushës, i cili ishte më i miri i Dritës në këtë ndeshje.

Minutat e fundit sollën disa raste të tjera, por askush nuk arriti të ndryshojë rezultatin.

Llapi ka 2 pikë pas tri ndeshjesh, ndërsa Drita merr pikën e parë në dy përballje të zhvilluara.

Related Articles