Franco Foda u prezantua zyrtarisht të shtunën si përzgjedhës te Kombëtarja e Kosovës.
Trajneri gjerman ka nënshkrua kontratë dy-vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Foda me ardhjen e tij është përfolur shumë edhe çështja e pagës vjetore që ai do ta marr nga FFK.
Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, zbuloi sa sa para do të fitojë 57-vjeçari te Kosova, bashkë me stafin e tij.
Ai tha se trajneri do të paguhet në vit me pagën 400-450 mijë euro, bashkë me stafin e tij.
“Sipas informacioneve të mija, paga vjetore do të jetë rreth 400-450 mijë euro, së bashku me stafin”, deklaroi Sadiku për T7.