48-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij, në Verbovc të Kllokotit

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij, në Verbovc të Kllokotit

Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të mërkurën në fshatin Verbovc të Kllokotit.

Sipas deklarimeve të disa familjarëve, personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme të njohura shëndetësore.

“Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1977 është pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Enigma.

“Gjatë hetimeve preliminare të zhvilluara nga hetuesit policorë në vendin e ngjarjes dhe në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes.

Related Articles