498 vaksina antiCOVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë thënë se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 665 mijë e 209.
879 mijë e 797 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës. Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë.