Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2956 testime testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 50 qytetarë.
Rastet pozitive janë: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.
Fatkeqësisht 4 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.