53 për qind e gjilanasve janë vaksinuar me dy dozat antiCOVID

53 për qind e gjilanasve janë vaksinuar me dy dozat antiCOVID

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit në detyrë, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e rregullt për vlerësimin e situatës së përballjes me këtë virus në dy ditët e fundit.

Haziri tha se numri i të infektuarve me COVID-19 është ulur në tetë persona, ndërkohë që ka bërë të ditur se 61 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me vaksinën e parë dhe 53 për qind me vaksinën e dytë.

“Të gjitha vlerësimet dhe raportet ditore tregojnë qartë që gjendja pandemike në Gjilan është në nivelin më të ulët të numrit të të infektuarve, ku vetëm tetë persona janë në vet-izolim asnjë rast nuk e kemi në hospitalizim, sikurse që në dy javët e fundit asnjë kërkesë nuk e kemi pasur nga qytetarët për trajtim në shtëpi”, ka thënë Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si mënyra më e mirë e imunizimit kolektiv të popullatës.

Njëherit, nga kjo komunë kanë bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, ku vaksinat do të fillojnë të administrohen nga 22 nëntori./Gazeta Enigma/

Related Articles