5 nga 6 pacientët me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës janë nga Shqipëria

5 nga 6 pacientët me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës janë nga Shqipëria

Në spitalin Rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës janë të shtrirë gjashtë pacientë me COVID-19, ka njoftuar drejtori i këtij spitali Hilmi Shala.

Pesë nga pacientët janë nga pjesa veriore e Shqipërisë, ndërsa një nga Kosova. Pesë nga të shtrirët janë me oksigjeno-terapi.

Shala ka njoftuar të premten për Kohën, se gjendja në spitalin që e drejton është e qetë, por ai ka apeluar tek qytetarët që nuk janë vaksinuar ta bëjnë këtë sa më parë, përcjell Gazeta “Enigma”.

Related Articles