Bazuar në raportet e datës 4 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID-19 në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë.
Në njoftimin e bërë nga ShSKUK thuhet se 452 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 175 të konfirmuar me COVID-19, 182 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Enigma/