Shërbimi Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se në klinikat me COVID-19 dhe QKUK po trajtohen 717 pacientë.
584 janë konfirmuar me COVID-19, ku prej tyre 564 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 222 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 241 me oksigjeno-terapi.