65-vjeçarja nga Kamenica dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, tentoi të bëjë vetëvrasje duke konsumuar domestos

Një grua e moshës 65-vjeçare nga fshati Berivojcë i Kamenicë, ka tentuar të bëjë vetëvrasje, në orët e para të mëngjesit.

65-vjeçarja ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar domestos, dhe si rrjedhojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjilanit.

Por për shkak të gjendjes së rëndë, ajo tashmë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po e vazhdon trajtimin mjekësor.  

Burimet thonë se viktima dyshohet se e ka pirë një shishe domestos.

Related Articles