72 raste të reja me COVID dhe asnjë vdekje në Kosovë

72 raste të reja me COVID dhe asnjë vdekje në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve janë kryer 2443 mostra.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 305.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related Articles