74 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme, pesë në gjendje të rëndë

74 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme, pesë në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID-19 dhe në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë, prej të cilëve 74 janë pozitivë me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, pesë pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 126 janë nën asistimin e oksigjenoterapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 81 janë të konfirmuar me COVID-19, 38 janë me oksigjeno-terapi.Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë: 36 të konfirmuar pozitivë, 45 me oksigjeno-terapi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së.

ShSKUK: 165 pacientë në trajtim nga COVID-19Sipas raportit të punës për datën 27 maj 2021, në klinikat COVID dhe në…Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Thursday, May 27, 2021

Related Articles