Një i moshuar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05.
Dyshohet se 77-vjeçari i identifikuar si Z. Z. nga Kosova është mbytur në det, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 12:05, në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.