80,000 ukrainas janë kthyer në vend nga jashtë që kur Rusia filloi pushtimin, ka thënë Ministria e Brendshme.
Ministria ka cituar Shërbimin shtetëror të Rojës Kufitare, dhe ka thënë se pjesa më e madhe e atyre qytetarëve ishin burra që u bashkuan me radhët e Forcave të Armatosura dhe formacione të tjera ushtarake.
“Qytetarët ukrainas që punojnë ose qëndrojnë jashtë vendit përkohësisht janë kthyer në atdhe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Është dita e gjashtë, 1 mars, kur Rusia filloi sulmin kundër Ukrainës, nga e cila me qindra të vrarë mbetën nga të dyja palët.
Përpjekje për negociata kanë nisur, por sulmet ruse kanë vazhduar përkundër atyre.