Theret me thikë një person në Gjilan

Theret me thikë një person në Gjilan

Një person është lënduar pasi është therur me thikë, mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:00 në Gjilan.

Policia njofton se shkaku i lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, njofton Policia./Gazeta Enigma/

Related Articles