Konfirmohen zërat se Sergio Aguero mund të japë dorëheqjen nga futbolli i luajtur këtë të mërkurë. Të hënën mediat spanjolle e bënë fakt të kryer lamtumirën e futbollistit për shkak të problemit në zemër.
Megjithatë, edhe pse nuk është dhënë diçka konkrete për mundësinë që ai do të japë dorëheqjen, klubi i Barcelonës ka konfirmuar konferencën ditën e mërkurë.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare në media, Barcelona tha se të mërkurën në orën 12, Aguero do të mbajë një konferencë për shtyp në ku do të zbulojë më shumë mbi të ardhmen e tij./Gazeta Enigma/