Kurti: Le t’i kthej 200 hektarë Haradinaj, ne ja kthejmë 70 mijë euro

Kurti: Le t’i kthej 200 hektarë Haradinaj, ne ja kthejmë 70 mijë euro

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e radhës për pikat e papërfunduara, raporton Gazeta Enigma.

Në këtë seancë, Kurti gjatë fjalimit të tij ka adresuar një kërkesë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Kurti ka propozuar kreut të AAK-së, Ramush Haradianjt, që t’i rikthejë 200 hektarë të privatizuar shtetit, në mënyrë që Qeveria t’ia jap Haradinajt 200 mijë euro.

Ky propozim i tij ka ardhur pas propozimit të bërë nga Haradinaj, që t’i dërgojë ministrat e tij në KEK që siç ka thënë ai të mërdhihen.

“Meqë m’u dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u të mërdhihen në KEK, unë e kam një kundër-propozim për deputetin Haradinaj. Le t’i kthen në shtet 200 hektarë, ne ia japim 70 mijë euro”, ka thënë Kurti./Gazeta “Enigma”/

Related Articles