Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti do të raportojë këtë të mërkure në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Deputetët e këtij komisioni ku pritet të raportojë drejtori i AKI-së, do të mblidhen në ora 10:00.
Rendi i ditës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë:
Miratimi i rendit të ditës:
Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 08.12.2021
Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti;
Të ndryshme./Gazeta “Enigma”/