Problemi i trafostacionit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) Dardania në Gjilan, tashmë është zgjidhur.
Të hënën mbrëma, trafostacionit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) Dardania në Gjilan ishte përfshirë nga zjarri, dhe si rezultat për disa minuta disa lagje të qytetit kishin mbetur pa rrymë.
Në lidhje me këtë çështje për Gazetën “Enigma”, është deklaruar, Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, e cila ka thënë se falë punëtorëve të KEDS-it dhe kryetarit të komunës, QMF është rikthyer dhe po vazhdon ofrohimi i shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Ndërsa, sipas komunikatës për media, nga Komuna e Gjilanit, kanë treguar se sipas, Hajdarit, në këtë qendër po ofrohet një numër i madh i shërbimeve, siç janë ato për vaksinim antiCOVID-19, vaksinimi i zakonshëm, ndihma e shpejtë dhe shërbime të tjera.
Theksojmë se këtë qendër e ka vizituar të martën edhe i pari i komunës, Alban Hyseni./Gazeta “Enigma“/