Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se është ndalur ngrohja për të gjithë konsumatorët.
Përmes një postimi në Facebook, Termokos ka njoftuar se kjo ka ardhur shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
Sipas njoftimit, aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftim derisa nuk ka dhënë afat se kur do të rregullohet ky problem./Gazeta “Enigma”/