Në orët e mëngjesit, të mërkurën, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka filluar një aksion në Karaçevë, raporton Express.
Lajmin për Gazeta “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Aksioni ka të bëjë me mbylljen e kazinove, dhe është aksioni i radhës që po zhvillohet kundër lojërave të fatit që janë ndaluar me ligj.
Gazeta “Enigma” do ju mbajë të informuar për këtë rast/Gazeta Enigma.