Një polic është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Vragoli.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 17:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, (në fshatin Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku ku një zyrtar policor (në detyrë zyrtare) është goditur nga një veturë në lëvizje. Zyrtari policor është dërguar për tretman mjeksor”, tha ai.
Tutje theksoi se ndaj drejtuesit të automjetit po vazhdohen procedurat lidhur me rastin e aksidentin.