Juventusi dhe Barcelona i shtohen garës për Aubameyang

Juventusi dhe Barcelona i shtohen garës për Aubameyang

Juventus thuhet se i është bashkuar Barcelonës dhe po ndjek nga afër sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesit 32-vjeçar iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri Mikel Arteta dje për shkak të problemeve disiplinore dhe ai mund të largohet në afatin kalimtar të muajit të ardhshëm.

Gazeta spanjolle Sport raporton se Barcelona dhe Juventus po monitorojnë nga afër pozicionin e Aubameyang dhe po mendojnë të bëjnë një lëvizje në mes të sezonit për ish-lojtarin e Borussia Dortmundit.

Abumeyang

Kontrata aktuale e Aubameyang me Arsenalin skadon në vitin 2023, por Topçinjtë mund të jenë të hapur për ta shitur atë muajin e ardhshëm në mënyrë që të mbyllin kapitullin dhe të shmangin një situatë të ngjashme me atë kishin me Mesut Ozil.

Sulmuesi 32-vjeçar ka shënuar vetëm 4 gola në 14 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon dhe është kritikuar shumë nga analistët dhe fansat për shkak se dukej i painteresuar dhe i ngadaltë në fushë. 

Related Articles