Quo Vadis, Aida?”, film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglishtfolëse, është rekomanduar për tu parë nga ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton.
Filmi flet për gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë. Në film luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj.
Personazhi kryesor është Aida – një përkthyese për Kombet e Bashkuara – e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.
Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Hillary Clinton ka rekomanduar filmin që rrëfen gjenocidin në Srebrenicë në prag të shpalljes së çmimeve akademike.