Katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 301 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 2,396 persona të dyshuar për koronavirus.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 ndodhen në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5,474./Gazeta “Enigma”/