Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka treguar se ka dhënë dëshmi kundër Gjykatës Speciale.
Ai tha se nuk i frikësohet askujt që të tregojë se ka dhënë dëshmi, ndonëse thotë se nuk është ftuar ende që të dëshmojë.
“Nuk i frikësohem askujt. Dëshmi kam dhënë kundër kësaj gjykate në favor të mbrojtjes. Edhe pse e kam dhënë dëshminë, mua ende nuk më kanë ftuar ende të dëshmojë, me gjithë dëshirë kisha shku”, tha Klinaku.
Ai madje tha se nuk ka arsye pse krerët e OVL-UÇK’së të mbahen në paraburgim.
“Nuk kanë pas nevojë të mbahen në paraburgim, për skandalet që i kanë bërë vet”, tha Klinaku në në emisionin ‘Pressing’ në T7, përcjellë Gazeta “Enigma”.