Nëntë drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të zgjedhur me konkurs të brendshëm, kanë marrë detyrën sot zyrtarisht.
Ata bëhet e ditur se kanë nënshkruar kontratat në praninë e kryesueses së Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Drejtorët e zgjedhur janë; Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente, Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë, Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike, Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Merita Sadiku- Emini, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë, Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë, Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastroentrologjisë, Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive,” thuhet në një postim në Facebook të SHSKUK-së.
Tutje tregohet se menaxhmenti i SHSKUK-së u shprehën të bindur që drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre.
“Menaxhmenti i SHSKUK-së u uroi suksese drejtorëve, derisa kërkoi nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.”/Gazeta Enigma/