Ilir Tolaj nga Deçani ka vdekur të premten, pasi i ka rënë një dru në kokë, teksa ishte duke prerë dru.
Vëllai i tij, Granit Tolaj, tha se kur ndodhi ngjarja, ai ishte diku rreth 10 metra afër tij.
“Ka qenë duke e prerë një dru dhe ka ardh një dru prej lartësisë dhe i ka rënë në kokë. Unë kam qenë afër tij 5-10 metra larg. Ka marrë goditje në pjesën e majtë të kokës”, tha ai.
Tutje, ai tregoi se vëllai tjetër i tyre e kishte thirrur urgjencën e qytetit.
“Ishim na dy edhe një shok pak më larg, e thirra ia tregova ngjarjen, ai e njoftoi më pas vëllaun tim. Vëllau që është më i vogël se unë e thirri urgjencën e qytetit. Deri diku rrugës e lëshojke frymëmarrjen e më pas jo shumë. Mbrëmë e mori pushim nga puna e tha po vij po të ndihmoj ty”, u shpreh ai./Gazeta Enigma/