Sipas Meteo Kosova për të Shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale bore, më të intensifikuara gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes, transmeton Gazeta “Enigma”.
Pasdite priten edhe intervale me diell, përderisa reshjet do të mbesin të izoluara në lokalitete, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit reshjet e borës pritet të përzihen me ato të shiut.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-52 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të lëvizin prej -1 deri deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C./Gazeta “Enigma”/