Një person është rrëmbyer para katër ditësh në Vushtrri.
Në lidhje me rastin policia ka arritur që dje të arrestojë dy persona.
Ata dyshohet se e kanë keqtrajtuar viktimën.
Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar ai.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta “Enigma”/