Në Gjilan, prerësit ilegal të pyjeve tash e tutje do të kenë edhe një armik më shumë.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë është pajisur me një dron do t`ua lehtësoj punën për identifikimin e keqpërdorimeve.
Droni u ble me procedura të prokurimit e kushtoi 2200 euro u financua nga Komuna e Gjilanit e operimin pritet të filloj operimin nga java e ardhshme sa të pajiset me licencat e duhura.
Kështu, qyteti i Gjilanit behët i pari që monitoron nga ajri mbi 20 mijë hektarët me pyje.
Ky mjet sipas pronarëve të rinj, ka rreze veprimi rreth 10 kilometra me 250 metra lartësi, dhe do t`u shërbej edhe gjatë verës për t`i parandaluar zjarret nëpër pyje.
Shiko videon KËTU.