Sterling e pranon se është penduar për largimin nga Liverpooli

Sterling e pranon se është penduar për largimin nga Liverpooli

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka pranuar se është penduar për mënyrën se si e trajtoi largimin e tij nga Liverpooli.

Sterling u largua nga Anfield në vitin 2015 mes një beteje të re me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës.

Megjithatë, ylli anglez ka treguar se është penduar për largimin e tij nga Liverpooli.

“Ndonjëherë duhet të shkosh për atë që dëshiron vërtet. Karriera është e shkurtër dhe nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen. Ka të bëjë me marrjen e vendimeve”, ka thënë fillimisht Sterling për Sky Sports.

“Do të thosha se jam i zhgënjyer me mënyrën se si u largova nga Liverpooli. Thashë se ambiciet e klubit nuk përputheshin me të miat. Më vjen keq për këtë gjë”.

“Kam kaluar një kohë të mirë në Liverpool. Ata investuan shumë tek unë si adoleshent. Ata kanë luajtur një rol të madh në jetën time dhe ende kanë diçka për mua”, përfundoi anglezi.

Ndryshe, Sterling është lidhur së fundmi me një largim nga City dhe një rikthim te Reds është përfolur gjithashtu, edhe pse favorit për transferimin e tij shihet Barcelona.

Related Articles