Përplasen Vela e Çollaku për moratoriumin

Përplasen Vela e Çollaku për moratoriumin

Shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi analisti politik, Bekim Çollaku, ka thënë se deklarata e Osmanit lidhur me pranimin e moratoriumit njëvjeçar është arsyetim i dështimit në politikën e jashtme.



Vela i drejtohet Çollakut me fjalët se sa ishte ‘zëdhënës i koalicionit PDK-Srpska, sa ishte në Presidencë promovoi ide për ndryshim të kufijve’

“Zedhenesi i koalicionit PDK-Srpska sa ishte n’Presidence promovoi ide per ndryshim t’kufijve e veproi qe politika e jashtme t’jete e çakorduar e pasive. Sot, Kushtetuta, interesi qytetar e forcimi i aleances jane udherrefyes t’politikes se jashtme dhe jo interesat personale”, ka shkruar Vela në Twitter.

Në fjalimin e presidentes Osmani, ku thuhet se pranimi i moratoriumit njëvjeçar për moslobim të njohjeve të reja të Kosovës në Marrëveshjen e Washingtonit cenoi rendin kushtetues, shkaktoi debat në opinion mbi atë se nuk është e kritikueshme një marrëveshje që zë fill brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Analisti politik, Bekim Çollaku, më shumë po e sheh si arsyetim të dështimit në politikën e jashtme dhe si pajtim të Osmanit me qëndrimin kundërshtues të kryeministrit Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit./Gazeta Enigma/

Postimi i plotë i Blerim Velës:

Related Articles