Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka u shpreh i lumtur pasi ai dhe Distria Krasniqi fituan çmimet për më të mirët në botë për vitit 2021 në xhudo.
Sot në mbrëmje, Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka ndarë çmimet për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’), pasi veçse ishte mbyllu votimi.
Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor), trajneri Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi fituan shumicën e votave në garën për më të mirë në botë, në konkurrencat ku ishin nominuar.
Pas shpalljes si më të mirët e botës, trajneri pejan ka reaguar ma anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.
Kuka ka falënderuar të gjithë pas këtij suksesi, teksa ka treguar se ndihet i gëzuar dhe krenar me sukseset e tij dhe të nxënësve të tij.
Postimi i Driton Kukës pas ndërhyrje:
IJF na nominoj!
Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!
U votuam nga mbarë Bota por …
Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!
Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë.
Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.
Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen!
Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin!
Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje!
Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.
Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!
Dhe në fund …
O sa mirë me qenë Shqiptar …
IJF na nominoj! Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021! U votuam nga mbarë Bota por…Posted by Driton Toni Kuka on E shtunë, 18 dhjetor 2021