Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh, ka njoftuar se katër persona janë rrahur mes vete shkaku i mosmarrëveshjes për një borxh.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:22 në Mirati të Ulët.
Derisa, tre të dyshuar janë arrestuar, njëri gjendet në arrati.
Raporti i plotë:
“Fsh. Miradi e Ultë, Fushë Kosovë 17.12.2021 – 20:22. Raportohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh, ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndalë për tretman të mëtutjeshëm QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”./Gazeta Enigma/