Ndërtimi i murit me Meksikën, Teksasi nis përfundimin e “veprës” së Trump

Ndërtimi i murit me Meksikën, Teksasi nis përfundimin e “veprës” së Trump

Shteti i Teksasit ka rinisur punën për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën për të ndaluar fluksin e fundit të emigrantëve nga vende të ndryshme të Amerikës Latine.

Lajmi u dha nga guvernatori i këtij shtetit, Greg Abbot, i cili e mbrojti aktin e tij duke thënë se po bën një punë që duhet ta kishte bërë qeveria federale.

“Biden lejon hapjen e kufijve dhe refuzon të zbatojë ligjet e miratuara nga Kongresi për të siguruar kufijtë”, shtoi Abbott, i cili muajt e fundit kishte siguruar se do të vazhdonte punën e nisur nga Trump.

Më shumë se 500 km të murit kufitar u ngritën nën administratën Trump, e cila përfshinte dhe zëvendësimin e qindra kilometrave të rrethimit ekzistues dhe ndërtimin e 100 km të barrierave të reja prej çeliku.

Por Biden, ishte zotuar të mos ndërtonte ‘asnjë centimetër’ ky angazhim i Trump dhe nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndaloi menjëherë të gjitha ndërtimet kur ai mori detyrën në 20 Janar.

Ndërtimi i murit ishte një ndër premtimet kryesore të fushatës së Trump gjatë zgjedhjeve të 2016-ës. Me ndërtimin e tij, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendonte të luftonte dhe frenonte trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara. Për të përdorur fondet e Pentagonit, Trump shpalli dhe gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën./Gazeta Enigma/

Related Articles